Autoritetet në Mongoli raportojnë se presidenti Battulga Khaltmaa dhe shumë zyrtarë të tjerë janë futur në karantinë për 14 ditë pas kthimit të tyre nga një vizitë zyrtare në Kinë.

Battulga është kreu i parë i një shteti që viziton Kinën, që nga janari kur ky vend vendosi masa më të ashpra për udhëtimet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Presidenti i Mongolisë qëndroi për disa ditë në Pekin, së bashku me ministrin e Jashtëm, ku u takua me homologun vendas Xi Jinping dhe kryeministri Li Keqiang. Sapo u kthyen në Mongoli, ai dhe zyrtarët e tjerë u vendosën në karantinë si një masë paraprake. (A2 Televizion)