Koronavirusi, 4 të prekur në Greqi, 2 raste në Athinë

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2020, 11:36 | Bota
Koronavirusi, 4 të prekur në Greqi, 2 raste në Athinë

Katër persona konfirmohen si të prekur nga virusi vdekjeprurës në Greqi, 2 prej të cilëve në Athinë.

Rasti i fundit, është një grua 36-vjeçare nga kryeqyteti, e cila ishte kthyer nga Italia Veriore. Ajo ka paraqitur simptoma të lehta dhe po trajtohet në spital.

Personi tjetër i prekur në Athinë është gjithashtu një grua e kthyer rishtazi nga Italia. Dy të tjerët që rezultuan pozitiv ndaj koronavirusit janë në Selanik; një grua 38-vjeçare dhe fëmija i saj.

Shkolla fillore ku studion i mituri, u mbyll të enjten për dy javë dhe po dezinfektohet. Autoritetet njoftuan anulimin e paradës vjetore të karnavaleve që do të mbahej në Patra në 1 mars.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos