
Shtetet e Bashkuara pritet të zbulojnë planin e tyre për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme. Njoftimi do të bëhet sot nga presidenti Donald Trump, pranë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu.
Kjo vjen pas takimit privat mes tyre në Shtëpinë e Bardhë. Administrata Trump është munduar ta mbajë të fshehtë planin, por sipas Washington Post, në të përfshihet rishikimi i vijës kufitare mes Izraelit dhe Bregut Perëndimor.
Gjithashtu do t’i mundësojë Izraelit që të ruajë kontrollin në territorin e pushtuar në 1967. Uashington Post raporton gjithashtu se plani i Trump i ofron Palestinës një mundësi për t’u konsideruar si shtet, por duhet të plotësojnë disa kushte brenda 3 viteve.
Plani për paqe është hartuar nga dhëndri dhe njëkohësisht Këshilltar i Lartë i Presidentit Trump, Jared Kushner. (A2 Televizion)