Fqinjët izolojnë Kinën, Rusia dhe Hong Kongu drejt mbylljes së kufijve

Nga A2 CNN
28 Janar 2020, 12:19 | Bota
Fqinjët izolojnë Kinën, Rusia dhe Hong Kongu drejt mbylljes

Koronavirusi po izolon gjithnjë e më tepër Kinën. Hong Kongu njoftoi masa drastike duke bllokuar të gjitha hyrje-daljet me këtë shtet, ndërsa virusi i ri misterioz vijon të përhapet me shumë shpejtësi.

Trenat e shpejtësisë së lartë dhe linjat hekurudhore do të pezullohen gjatë të martës, bëri të ditur liderja Carrie Lam, e cila mbante një maskë mbrojtëse edhe pse ndaloi përdorimin e tyre vitin e kaluar. Ndërkohë, fluturimet mes Hong Kongut dhe Kinës vazhdojnë akoma, por numri i tyre është përgjysmuar.

Edhe Rusia ka vendosur që të pezullojë kalimet kufitare me Kinën, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Agjencia e Lajmeve TASS, raporton se janë pezulluar edhe udhëtimet turistike të shtetasve kinezë në territorin rus. Gjithashtu edhe shtete të tjera të botës pritet të ndjekin praktika të njëjta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos