KLGJ, zgjidhen sot anëtarët, polemika dhe dorëheqje

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2018, 12:10 | Aktualitet

Dita e sotme, që do të shohë emërimin e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor ka filluar me akuza dhe polemikat e para.
Sofia Zhilla, inspektore në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, u përjashtua nga mbledhja ku 336 gjyqtarë po marrim pjesë në votimin e 9 kandidaturave për KLGJ. 

Sofia Zhilla

Zhilla u largua sepse sipas kryetarit të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori ajo ishte në mungesë të statusit të gjyqtarit.

https://a2news.com/2018/11/30/keshilli-i-larte-gjyqesor-me-12-dhjetor-zgjedhja-e-kandidateve/

Ndërkohë inspektorja debatoi duke nënvizuar për A2 faktin që ajo është emëruar në këtë detyrë me ligjin 88/11 që i jep asaj statusin e Gjyqtares, dhe që Zaganjori “po shkel ligjin në mes të ditës, përballë gjyqtarëve dhe ambasadorëve” dhe po sulmon në mënyrë të paprecedentë Inspektoratin e KLD-së.

Kujtojmë që dje prezantoi dorëheqjen si kandidate Alma Brati , Gjykatëse e Shkallës së Parë të Tiranës, duke reduktuar në nëntë kandidatët për anëtarë të KLGJ që do të votohen sot.

Emërimi i kandidatëve do t’i hapë dyert ngritjes të strukturave të rëndësishme të reformës në drejtësi, SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Gjykimit.


Gjyqtarët po zgjedhin anëtarët e KLGJ

Reagon BE: Zgjedhja e KLGJ do të përforcojë luftën kundër krimit

Për votimin e anëtarëve të KLGj-së reagoi edhe Bashkimi Evropian, që përmes një postimi në rrjetet sociale deklaroi që “zgjedhja e tyre do të përforcojë luftën kundër krimi të organizuar dhe korrupsionit“. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos