
Qytetarët dalin në mbështetje të studentëve, në protestën e të rinjve ndërhyjnë edhe bizneset, duke shpërndarë ushqime e pije. Ndërsa ditën e parë të protestës u duk jo e zakontë pamja e studentëve që pastronin vendin, sot pranë ministrisë së arsimit, bizneset kanë dalë në mbështetje të tyre, dikush me një vakt të vogël e dikush me kafe. (A2 Televizion)