Bardhi tregon arsyet e refuzimit të ftesës së Begajt: Rama e ka paracaktuar. Shqipëria nuk ka president, por ministër

Nga A2 CNN
27 Tetor 2026, 17:41 | Politikë

Bardhi tregon arsyet e refuzimit të ftesës së Begajt: Rama e ka

Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi ka reaguar për ftesën e presidenti Begaj në lidhje me konsultimet për datën e zgjedhjeve. Në një postim në rrjetet sociale Bardhi tregon arsyet e refuzimit të demokratëve. Sipas tij data e zgjedhjeve është e paracaktuar nga Rama dhe thekson se “Shqipëria nuk ka një President të Republikës që përmbush rolin e tij kushtetues, por një ministër pa portofol në shërbim të Edi Ramës”.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Sapo jam njohur me shkresën e Institucionit të Presidentit për thirrjen e konsultimeve lidhur me datën që Edi Rama ka paracaktuar për zgjedhjet e ardhshme vendore. E përbuz me neveri këtë teatër politik.

Ftesa e Bajram Begajt është tërësisht e shpërfillshme dhe nuk meriton as koment. Për fat të keq, Shqipëria nuk ka një President të Republikës që përmbush rolin e tij kushtetues, por një ministër pa portofol në shërbim të Edi Ramës.

Shqiptarët janë në shesh për të kërkuar, ndër të tjera, garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëse Shqipëria do të kishte një President që e ushtron realisht funksionin e tij kushtetues, ai do ta trajtonte këtë çështje si një emergjencë demokratike dhe do t’u përgjigjej me seriozitet shqetësimeve që prej muajsh po i nxjerrin qytetarët në shesh.

Në vend që të heshtë përballë këtyre shqetësimeve, Presidenti duhet të ishte zëri i Kushtetutës, i demokracisë dhe i qytetarëve. Por, në vend që të përmbushë këtë detyrim, ai zgjedh të mbetet në rolin e një spektatori, duke i shërbyer pushtetit në vend që të mbrojë institucionin që përfaqëson. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos