Gjykata e Lartë i hap rrugë ankimit të Veliajt ndaj prokurorisë për kallëzimin ndaj “Nesti Angonit”

Nga Armand Bajrami
27 Tetor 2026, 18:28 | Kronikë

Gjykata e Lartë i hap rrugë ankimit të Veliajt ndaj

Gjykata e Lartë ka vlerësuar se Gjykata e Tiranës është kompetente për shqyrtimin e ankimit të kryebashkiakut Erion Veliaj kundër vendimit të prokurorisë për të mos nisur hetimet për kallëzimin e tij ndaj personit të njohur si “Nesti Angoni”.

Vendimi i Gjykatës së Lartë detyron Gjykatën e Tiranës të shqyrtojë ankimin e Veliajt, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit të datës 8 maj 2026 për mosfillimin e procedimit penal.

Kryebashkiaku kërkon gjithashtu që gjykata të urdhërojë regjistrimin e procedimit penal dhe kryerjen e veprimeve hetimore për çështjen.

Kallëzimi i Veliajt lidhet me dokumentin e firmosur nga “Nesti Angoni”, mbi bazën e të cilit nisi procedimi penal ndaj tij.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos