Klima e biznesit në Shqipëri, ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë tregon problemet

Nga A2 CNN
1 Korrik 2020, 20:07 | Ekonomi
Klima e biznesit në Shqipëri, ish-kreu i Dhomës Amerikane të

Mark Crawford, ish-President i Dhomës Amerikane të Tregtisë, në një lidhje me Skype me “A2 Business Week”, tregoi problemet që has një investitor i huaj që kërkon të bëjë biznes në vendin tonë.

Gjithmonë ka sfida në Shqipëri. Unë aktualisht po shes disa biznese, por po mendoj edhe për të hapur disa të reja. Vitet e fundit ka pasur probleme, duke qenë se Kanadaja dhe Gjermania kanë qenë agresivë në tërheqjen e punëtorëve shqiptarë. Gjithashtu, gjatë gjithë kohës sime në Shqipëri, ka pasur protesta nga partitë politike dhe nuk është habi që investitorët e huaj të thonë që klima e biznesit është e lidhur me klimën politike”, tha Crawford.

Ndërsa Zenel Hoxha, kreu i Dhomës Britanike në Shqipëri, rreshtoi disa problematika të tjera që, sipas tij, bëjnë që “çdo investitor i huaj ta shohë të pamundur hyrjen në Shqipëri”.

Problematika eklimës së biznesit është kthyer në sindromë. Sa kohë që nuk funksionon shteti sipas standardeve të demokracisë, gjithmonë do të kemi probleme të tilla. Është e pamundur që një investitor i huaj, por edhe shqiptarë që duan të kthehen në Shqipëri, ta gjejnë veten në një ekonomi tregu normale dhe vend normal demokratik. Ngecja e Reformës në Drejtësi prej 3 vitesh dhe titujt e pronësisë që kanë 30 vite pa zgjidhje, bëjnë që çdo investitor i huaj ta shohë të pamundur hyrjen në Shqipëri”, theksoi Hoxha.

"Sot, unë mund t’ju prezantoj 3-4 investitorë të huaj që janë të interesuar për turizmin dhe kanë kërkesa konkrete, por kur i drejtohemi qeverisë na thonë që nuk është zgjidhur ende problemi i tokës. Shqipëria e ka të nevojshme si ajri investitorin e huaj. Shqipëria ka nevojë për transperencë të plotë për projektet strategjike që synon të zhvillojë", shtoi Hoxha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos