Rritja e pragut të TVSH, biznesi i vogël: Mund të rrisë taksat e tjera

Nga A2 CNN
30 Qershor 2020, 20:16 | Ekonomi

Pragu i TVSH do të rritet nga 2 milionë në 10 milionë lekë xhiro në vit për biznesin e vogël, ndërsa nuk do të paguajnë tatim fitim deri në fund të vitit 2029, siç pohoi edhe vetë ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj.

Por, rritja e pragut të TVSH-së shihet me skepticizëm nga përfaqësuesit e biznesit të vogël.

Sipas tyre, nisma e qeverisë mund të lehtësojë ndjeshëm sipërmarrjen, por kompensimi i humbjeve në buxhet mund të sjellë një rritje të taksave nga pushteti vendor.

Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël Shpëtim Agolli deklaron se ndryshimet  e shpeshta ligjore e kanë vënë në vështirësi të mëdha biznesin pasi krijojnë paqartësi në pagesat që ata duhet të bëjnë si dhe në planet e tyre të investimit.

Shpëtim Agolli

“Duhet të kemi parasysh, përveç impaktit pozitiv, edhe ato shumë negative. Duke përjashtuar pjesë të këtyre bizneseve do të thotë që kjo pjesë e taksave do t’i mungojë shtetit, atëherë shteti do të përdorë taksat vendore, dhe do t’i rrisë, mos harroni se jemi ne një vit elektoral”, thotë Agolli për A2.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos