Përfundimi i dy projekteve madhore të gazsjellësit TAP dhe hidrocentralit të Devollit si dhe efektet e pandemisë globale të koronavirusit do të vënë në rrezik investimet e huaja në të ardhmen.
Ish-drejtori i Agjencisë për Nxitjen e Investimeve të Huaja, Gent Beqiri deklaron se fluksi i investimeve do të tkurret ndjeshëm këtë vit, ndaj apelon qeverinë për masa të menjëhershme.

“Jo vetëm për faktin e pandemisë dhe situatën globale në investimet e huaja, por edhe në aspektin që investimet në sektorin e energjisë do të bien fort. Ka nevojë për një paketë fiskale lehtësuese, dhe kjo duhet të paraqitet në aspektet tatimore”, thotë Beqiri për A2 Business.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se dy vitet e fundit fluksi i investimeve të huaja kapërceu 1 miliardë euro, ndërkohë që në tremujorin e parë të këtij viti investimet e huaja shënuar në një rënie me 20% kundrejt një viti për parë. (A2 Televizion)