Pandemia e Covid-19 goditi ekonominë dhe një ndër sektorët më të prekur ishte turizmi. Numri i pushuesve ra ndjeshëm për shkak të kufizimit të lëvizjeve dhe bashkë me to, edhe të ardhurat. Shumë biznese të këtij sektori u mbyllën dhe me mijëra të punësuar në turizëm dolën të papunë. Këtë vit, në prag të sezonit veror situata premton për mirë, pas vaksinimit dhe rimëkëmbjes graduale të ekonomisë. Si do të pushojmë këtë vit? Çfarë do të ofrojmë ndryshe nga të tjerët? Pas vitit pandemik, të gjitha vendet po të kërkojnë të tërheqin sa më shumë turistë të huaj dhe të mbajnë brenda vendit shtetasit e tyre nëpërmjet bonuseve të ndryshme, për të mos lejuar daljen e parasë jashtë kufijve dhe për të ndihmuar kështu ekonomitë respektive. Për këto çështje u diskutua këtë të mërkurë në A2 Business, ku i ftuar ishte edhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi. (A2 Televizion)
Klosi: Operatorët turistikë të aplikojnë në e-Albania. Në vitin 2025 synojmë 10 milionë turistë
