“Koalicioni me LSI, e vetmja mënyrë për t’ u regjistruar në zgjedhje”, Këlliçi: Basha ka përfituar më shumë nga LSI

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2022, 13:45 | Aktualitet

“Duke qenë se logo e PD-së është uzurpuar nga Rama, e vetmja mënyrë ishte përmes një koalicioni dhe ndaj u vendos që ne të jemi pjesë e këtij koalicioni dhe prijësi është PD, Komisioni i Rithemelimit”. Këtë shpjegim dha në studion e Ditari në A2 CNN deputeti demokrat Belind Këlliçi, në lidhje me koalicionin që Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës bëri me LSI dhe PDK për t’ u regjistruar në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit nën logon “Shtëpia e lirisë”. Sipas tij kjo është një çështje teknike dhe logjistike dhe nuk ka të bëjë koalicioni e logo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos