Shëndeti mendor, trajtimi i pacientëve jashtë parashikimit ligjor

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
11 Nëntor 2026, 16:05 | Sociale

Ngjarja e rëndë në Rrushkull të Durrësit, disa ditë më parë, ku një 37-vjeçar me probleme të shëndetit mendor dhunoi dy prindërit e tij, ka rikthyer në vëmendje mënyrën e trajtimit të këtyre personave në spital dhe pas daljes së tyre në komunitet.

Sipas psikologes, nëse ekipi multidisiplinor do të kishte zbatuar protokollet e përcaktuara me ligj, atëherë kjo ngjarje mund të ishte shmangur.

Ndërkohë, trajtimi i personave të identifikuar me probleme të shëndetit mendor lë shumë për të dëshiruar. Ata bëhen shpesh protagonistë të ngjarjeve të rënda, duke rrezikuar shëndetin dhe sigurinë e personave të tjerë. Një rrezik edhe më i madh paraqitet nga personat që nuk janë diagnostikuar dhe gjendja e të cilëve bëhet e njohur vetëm pasi përfshihen në ngjarje kriminale.

Trajtimi dhe ndjekja e këtyre personave, veçanërisht pas marrjes së trajtimit apo mjekimit në spitalet psikiatrike, mbeten sfida kryesore jo vetëm për sistemin shëndetësor në vend, por edhe për shoqërinë dhe, natyrisht, për familjarët e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos