Kokteji i antitrupave që përdori Donald Trump, nis të përdoret në spitalet e Britanisë

Nga A2 CNN
17 Shtator 2021, 22:50 | Bota
Kokteji i antitrupave që përdori Donald Trump, nis të

Autoritetet shëndetësore në Britaninë e Madhe bëjnë me dije se kokteji i antitrupave që iu dha ish presidentit Donald Trump vitin e shkuar do të përdoret për pacientët më të rrezikuar nga koronavirusi në javët e ardhshme.

Muajin e kaluar, Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid e përshkroi  "Ronapreve" si trajtimin e parë të krijuar posaçërisht për të luftuar Covid-19 që do të marrë miratimin e autoriteteve rregullatore të barnave në Britani.

Departamenti për Shëndetin dhe Kujdesin Social tha së fundmi se kjo përzierje antitrupash do të ndihmonte shumë njerëz, por në plan të parë do të ishin ata që kanë vështirësi të krijojnë antitrupa ndaj Covid-19.

Qeveria britanike tashmë ka blerë mjaftueshëm doza nga ky ilaç për të trajtuar pacientët në spitale duke filluar nga java e ardhshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos