
Lajme pozitive nga Kombëtarja në ditën e dytë të përgatitjeve në Barcelonë të Spanjës. Grupi kuqezi është plotësuar, me Etrit Berishën dhe mbrojtësit Veseli e Mitaj që i janë bashkuar skuadrës.
Tashmë, me 28 futbollistët e përzgjedhur në dispozicion, trajneri Edy Reja ka mundësi të punojë me intensitet të plotë, për të përgatitur sa më mirë sfidën e 25 marsit ndaj Andorrës.
Drejtuesi i stolit tashmë do të vlerësojë gjendjen e kuqezinjve, për të hedhur në fushë ekipin më të mirë.
Objektivi është fitorja në start, për të tentuar më pas në përballjet me rivalët e vërtetë të grupit, Anglinë, Poloninë dhe Hungarinë. (A2 Televizion)