Sulmet ndaj bankave, Sejko: Llogaritë dhe kursimet janë të sigurta

Nga A2 CNN
21 Tetor 2026, 12:16 | Aktualitet

Sulmet ndaj bankave, Sejko: Llogaritë dhe kursimet janë të

Llogaritë bankare të qytetarëve shqiptarë janë të sigurta dhe shërbimet do të vijojnë normalisht. Këtë garantoi guvernatori Gent Sejko, në nisje të takimit të kryeministrit me drejtuesit e bankave.  Sipas tij sulmet ndaj bankave janë sulm ndaj biznesit dhe gjithë shoqërisë shqiptare.

“Ne koordinuam së bashku veprimet dhe sot me praninë e kryeministrit dhe ministrave do të diskutojmë edhe njëherë për vijueshmërinë e sistemit bankar e financiar, sepse kjo është një e mirë për ekonominë dhe bizneset, që duhet të vijojë funksionimin pa u cenuar. Ne si Bankë Shqipërie kemi pasur nën funksion të gjitha shërbimet. Ajo që kemi dashur të theksojmë është që pavarësisht tensionit, depozitat e qytetarëve janë të sigurta. Bankat janë me likuiditet shumë të mirë. Ne duam që kjo industri të vijojë sa më mirë, sepse pasojat do të ishin zinxhir. Garantoj kryeministrin dhe të gjitha bizneset se Banka e Shqipërisë do të vijojë operacionet dhe do i përgjigjet të gjitha kërkesave që kanë qytetarët”, tha Sejko.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos