Komiteti i Rindërtimit, në pranverë nis ngritja e shtëpive dhe shkollave të dëmtuara

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2019, 17:06 | Aktualitet

Në mbledhjen e tretë të Komitetit të Rindërtimit, Kryeministri Rama foli për afatet e ngutshme dhe pritshmëritë për vitin 2021, në kuadër të projektit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit. “Brenda vitit 2020, të gjithë ata që sot jetojnë në fshat, që për arsye legjitime nuk janë spostuar në sistemin e qirave dhe thjesht kanë kërkuar një çadër dimërore në oborret e tyre, do të futen në shtëpi të reja. Asnjë nuk mundet dot ta lejojmë të kalojë vitin e ri 2021 në çadër. Me pranverën, maksimalisht marsi, të fillojmë të bëjmë spostimin e familjeve që janë të çadra të kalojnë në shtëpitë e reja. Spitalet, shkollat, duhet të ndërtohen brenda 9 mujorit të parë. Lagjet e reja, ambicia është që brenda 6 mujorit të parë t’i kemi në kantier. Do të kërkojë më shumë kohë pasi bëhet fjalë për ndërhyrje masive. Objektivi është që në deri në fund të vitit 2021 të kenë filluar, në pjesën më të madhe, akomodimet e banorëve që sot janë me qira, në ambientet e reja”, tha Rama. Po ashtu, kreu i qeverisë përmendi dhe donacionet e vogla dhe të mëdha deri në këtë moment, të cilat pritet të shtohen pas konferencës ndërkombëtare të donatorëve, organizuar nga Komisioni Europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos