Komunikimi pacient-familjar, Manastirliu tregon se si po veprohet nëpër spitalet Covid

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2020, 15:14 | Aktualitet
Komunikimi pacient-familjar, Manastirliu tregon se si po veprohet

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi se kontaktin mes pacientëve me Covid-19 dhe të afërmve të tyre e bëjnë koordinatorët e vendosur në dispozicion.

“Kemi vendosur koordinatorë që bëjnë lidhjen e familjarëve me mjekët, kemi vendosur edhe numrin e telefonit në dispozicion për të komunikuar vetë me mjekun kurues. Koordinatorët janë aty dhe do të kujdesen për të dhënë informacion për shëndetin e familjarit të shtruar”, tha Manastirliu.

“Metodat e kontaktit me familjarët janë pjesë e protokollit që ne kemi. Jemi treguar shumë të kujdesshëm për ta pasur këtë element. Mos dyshoni për asnjë moment për impenjimin e drejtuesve të spitaleve tona për të dhënë informacionin e saktë”, shtoi ministrja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos