Konfirmimi nga Ukraina, Seferi lojtari i parë i grumbulluar nga Sylvinho

Nga A2 CNN
8 Mars 2023, 17:47 | Futboll
Konfirmimi nga Ukraina, Seferi lojtari i parë i grumbulluar nga Sylvinho

Mes pritjes dhe surprizave që nuk do të mungojnë, zbulohet edhe emri i parë në listën e të grumbulluarve nga trajneri Silvinjo, përpara startit të kualifikueseve të Euro 2024.

Taulant Seferi do të jetë pjesë e ekipit kuqezi, me lajmin që është konfirmuar nga klubi ukrainas i Vorskla Poltava.

Sulmuesi do të jetë pjesë e Kombëtares për sfidën e parë kualifikuese, më 27 mars në fushën e Polonisë. Seferi po kalon një formë mjaft të mirë në kampionatin ukrainas, ku ka shënuar 6 gola në 15 ndeshje.

Lista zyrtare nga trajneri i Kombëtares pritet të bëhet publike në ditët në vijim. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/25/deklaratat-nga-brazili-sylvinho-beson-te-euro-2024-gjuha-shqipe-me-e-veshtira/

A2 CNN Livestream

Latest Videos