
Shënohet viktima e katërt nga gripi AH1N1. Ajo është një e moshuar nga Lushnja e cila humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në spitalin 'Shefqet Ndroqi" në Tiranë.
Shefja e shërbimit në sanatorium, Silva Bala konfirmon për A2CNN, se 75- vjeçarja mbërriti mëngjesin e së enjtes në spital në gjendje të rëndë.
Ajo kishte një pneumoni të rëndë, hipertension dhe diabet të fshehur. Prekja nga Ah1N1 e rendoi gjendjen shëndetësore ku edhe pas 8 orësh qëndrim në reanimacion nuk arriti t’i mbijetojë komplikacioneve të rënda. (A2 Televizion)