
Disa persona janë përfshirë në një konflikt mbrëmjen e sotme, në Tiranë.
Policia njofton për një person të plagosur me sende të forta, ndërkohë që ka pasur edhe të shtëna në ajër me armë zjarri.
Sipas policisë, nga të shtënat me armë nuk ka të plagosur.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.08.2021, rreth orës 21:10, në rrugën “Memo Meto” gjatë një konflikti të çastit është dëmtuar me sende të forta shtetasi B. S., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, dyshohet se gjatë konfliktit, njëri prej personave të përfshirë në konflikt, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar.
Nga konflikti nuk ka asnjë person të dëmtuar me armë zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve. (A2 Televizion)