Konflikti Azerbajxhan-Armeni, reagon Putin

Nga A2 CNN
13 Shtator 2022, 14:20 | Bota
Konflikti Azerbajxhan-Armeni, reagon Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po bën gjithçka për të ulur tensionet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u shpreh: “Presidenti po bën çdo përpjekje për të kontribuuar në uljen e tensionit në kufi. Këto përpjekje po vazhdojnë.

Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për provokime në vijën kufitare që kanë çuar në këtë shkelje të armëpushimit. 

https://a2news.com/2022/09/13/ndizet-nje-tjeter-konflikt-azerbajxhani-bombardon-armenine-49-viktima/

Përkundër faktit se konflikti mbi Nagorno-Karabakun është i pranishëm dhe nuk ka asnjë shenjë të një zgjidhjeje përfundimtare, lufta ishte lënë plotësisht në hije nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, i cili filloi shkurtin e kaluar.

Konflikti midis dy vendeve shpërtheu fillimisht në fund të ‘80, kur të dyja palët ishin nën sundimin sovjetik dhe forcat armene pushtuan një pjesë të territorit pranë Nagorno-Karabakh, i njohur ndërkombëtarisht si territor i Azerbajxhanit, por me një popullsi të madhe armene. Azerbajxhani i ripushtoi ato territore në luftimet e vitit 2020, të cilat përfunduan me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia dhe mijëra banorë që u kthyen në shtëpitë që kishin ikur. Që nga ai moment, liderët e të dy vendeve janë takuar shumë herë për të krijuar një traktat që synon vendosjen e paqes së qëndrueshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos