
Franca i tërheq veshin Turqisë. Presidenti, Emmanuel Macron, kritikoi retorikën e luftës të qeverisë së Ankarasë pasi nxit Azerbajxhanin të rifitojë rajonin Nagorno-Karabakh, duke shkaktuar një përplasje ushtarake me Armeninë.
Kreu i Elizesë e konsideroi të papranueshme sjelljen e Turqisë, megjithatë shtoi se nuk asnjë provë konkrete të përfshirjes së drejtpërdrejtë të këtij shteti në konflikt.
“Në këtë fazë unë mbetem jashtëzakonisht i kujdesshëm, por ne e dimë se është një situatë jashtëzakonisht e paqëndrueshme. Duke marrë shkas nga kjo, kam shënuar deklaratat politike të Turqisë në favor të Azerbajxhanit, të cilat unë mendoj se janë të pakonsiderueshme dhe të rrezikshme”, deklaroi Macron.
Deklarata e Macron erdhi si kundërpërgjigje e qëndrimit të homologut turk, Rexhep Taip Erdogan, që mbështet Azerbajxhanin në rifitimin e kontrollit mbi rajonin Nagorno-Karabakh. Madje Erdogan i ka ofruar të gjithë burimet dhe zemrën e tij, siç është shprehur kreu i shtetit të Turqisë.
E ndërsa komuniteti ndërkombëtar përfshihet gjithnjë e më shumë në këtë konflikt, palët vazhdojnë luftimet. Azerbajxhani dhe Armenia kanë publikuar imazhe të artilerisë së rëndë duke qëlluar në ajër. Rindezja e konfliktit mes palëve ka shkaktuar qindra viktima e të plagosur, mes tyre dhe civilë. (A2 Televizion)