Konflikti për Kushtetuesen, cilët janë argumentet e Avokatit të Popullit?

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2019, 15:48 | Aktualitet

Shefi i kabinetit i Avokatit të Popullit, Enio Haxhimihali, theksoi në Ditari në A2 problematikat e konstatuara në zbatimin e Reformës në Drejtësi. Haxhimihali paralajmëroi padi brenda këtyre javëve për kufizimin e kompetencave kushtetuese e ligjore të Avokatit të Popullit nga KED: “Syri i publikut në KED është Avokati i Popullit dhe kufizimi i kompetencave nga KED është bërë pa vendim këshilli”. Ai shtoi se Parlamenti shpërfill raportet e këtij institucioni, një situatë e vazhdueshme pavarësisht kush është në krye të tij: “Nuk janë shqyrtuar sepse po të shqyrtoheshin, problemet që kemi konstatuar gjatë veprimtarisë së kësaj KED mund të ishin më të vogla”. “Në 6 vite 30 raporte, shumica dërrmuese nuk merren parasysh nga Kuvendi”, tha Enio Haxhimihali, në kulmin e përplasjeve politike dhe Institucionale për Gjykatën Kushtetuese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos