
Është zhvilluar pasditen e sotme ceremonia e betimit të Këshillit të ri Bashkiak të Tiranës, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Rama.
Ai mbajti një fjalë përballë këshilltarëve të rinj, duke u shprehur se mungesa e opozitës e rrit edhe më tej përgjegjësinë.
“Uroj që përfaqësinë e re opozitare këtu të mos e matni me peshën e vogël të numrave, por të përfitoni nga qëndrimet e saj çdo kontribut. Në 4-vjeçarin e ri, puna do të vijojë me të njëjtin përkushtim, për të ndërtuar qytetin e ëndrrave tona”, tha ndër të tjera Kryeministri Rama.
"Qeveria dhe Bashkia e Tiranës kanë punuar mirë në 4 vitet e ardhshme, por ka vend për shumë përmirësim gjatë këtij mandati të ri", tha më tej kryeministri Rama. (A2 Televizion)