Konsumi në krizë, 32 mijë biznese të mbyllura, të vegjlit më të prekur

Nga A2 CNN
31 Gusht 2020, 15:29 | Ekonomi
Konsumi në krizë, 32 mijë biznese të mbyllura, të

Kriza ekonomike po i shtyn drejt mbylljes bizneset e vogla, që janë më të pambrojturat nga rënia e konsumit dhe kanë aksesin shumë të kufizuar në financim.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve llogarit pas dorëzimit të bilanceve nga kjo kategori e sipërmarrjes, mbylljen e mbi 32 mijë bizneseve dhe të paktën 57 mijë vendeve të punës, përgjatë kohëzgjatjes së pandemisë.

Bizneset që kanë mbetur në këmbë deklarojnë një tkurrje të ashpër të xhiros, për shkak të rënies së fuqisë blerëse të klientëve.

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm për këtë fashë biznesi do të hiqet tatimi mbi fitimin dhe do të rritet pragu i TVSH-së.

Ndërkohë, një raport i Bankës Botërore evidenton se problemet e biznesit të vogël shkojnë përtej xhiros, te nevoja për likuiditet për të paguar pagat dhe detyrimet e tjera ndaj furnitorëve. Këto probleme sipas Bankës do të zgjidheshin duke orientuar skemën e garancisë sovrane drejt të vegjëlve dhe duke ngritur njësi këshillimi për të asistuar këto biznese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos