Kontratë 2-vjeçare, Sabien Lilaj transferohet në Izrael

Nga A2 CNN
21 Qershor 2019, 10:53 | Futboll

Sabien Lilaj largohet vetëm pas një viti nga Azerbajxhani, si fitues i Kupës me Gabalën dhe tashmë do të nisë një aventurë të re.

Mesfushori firmosi kontratë 2-vjeçare në Izrael, me skuadrën e elitës së futbollit aty, Sektzia Nes Tziona. 30-vjeçari, i cili është pjesë edhe e Kombëtares shqiptare, pritet të përfitojë rreth 300 mijë euro nga aventura në Izrael.

Lilaj me fanellën e Gabalës

Kukësi ishte në bisedime intensive me Lilajn, me trajnerin Ernest Gjoka që e kërkonte si përforcimin cilësor në mesfushë, ndërsa edhe Partizani kishte shfaqur interes. Megjithatë, lojtari vendosi të provojë një tjetër aventurë jashtë vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos