Kupa e Amerikës, Japonia frenon Uruguajin

Nga A2 CNN
21 Qershor 2019, 09:20 | Futboll
Kupa e Amerikës, Japonia frenon Uruguajin

Befasia Japoni detyroi kampionët në fuqi të Kupës së Amerikës, Uruguajin, të kënaqeshin me barazimin 2 me 2.

Në ndeshjen e dytë të grupit C, Mijoshi i dha avantazhin aziatikëve, por Luis Suarez me penallti arriti të barazonte shifrat.

Sërish Mijoshi kaloi në avantazh Japoninë në pjesën e dytë të lojës, me Uruguajin që u përgjigj pak minuta më pas me Himenez.

Sulmet finale të të kaltërve nuk dhanë rezultatin e dëshiruar, me Uruguajin që mbetet në krye të grupit me 4 pikë, në pritje të ndeshjes tjetër ndërmjet Kilit dhe Ekuadorit. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=qpIuSUhRNCo

A2 CNN Livestream

Latest Videos