Kontroll për bomba dhe deputeti i mbajtur peng, ritualet e pazakonta në fjalimin e Mbretëreshës

Nga A2 CNN
14 Tetor 2019, 15:47 | Bota

Edhe me standardet britanike, pompoziteti dhe ceremonitë që karakterizojnë fjalimin e Mbretëreshës në Parlament janë përtej normales. Fjalimi, i cili shënon nisjen e legjislaturës së re, ka disa rituale të pazakonta, disa prej të cilave të trashëguara që nga Mesjeta.

Normalisht, fjalimi i Mbretëreshës mbahet çdo vit, por për shkak se vitin e kaluar Kryeministrja e atëhershme Theresa May dëshironte që Parlamenti të vazhdonte debatin për Brexit, sesioni i kaluar parlamentar zgjati 839 ditë. Zyrtarisht ai mbaroi të martën e kaluar, për të rinisur këtë të hënë, pas fjalimit të saj.

Zbuloni ritualet më të pazakonta që ndodhin gjatë fjalimit të Mbretëreshës së Anglisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos