Ofensiva turke, ushtria siriane mbron kurdët në Veri

Nga A2 CNN
14 Tetor 2019, 11:33 | Bota
Ofensiva turke, ushtria siriane mbron kurdët në Veri

Me humbjen e një aleati si Shtetet e Bashkuara, që me tërheqjen e trupave nga Siria veriore i hapën rrugën ofensivës turke, kurdët kërkuan mbështetjen e qeverisë siriane.

Forcat kurde njoftuan se ishin dakordësuar me presidentin Bashar Al Asad për dërgimin e ushtrisë në kufirin verior, për te ndalur ofensivën turke.

Marrëveshja u arrit me ndërmjetësimin e Rusisë. Zonat e kontrolluara nga kurdët, u bënë shënjestër bombardimeve të rënda gjatë fundjavës, dhe Turqia ka fituar terren në dy qyteza të rëndësishme kufitare.

https://a2news.com/2019/10/09/perballje-me-kurdet-turqia-dhe-opozita-siriane-gati-per-ofensive/

Mes frikës se trazirat do të ndikojnë në ringritjen e Shtetit Islamik, autoritetet kurde thanë të dielën se rreth 800 familjarë të luftëtarëve të huaj të ISIS ishin arratisur nga një kamp në veri të Sirisë.

Uashingtoni ndërkohë, njoftoi se te gjitha trupat e mbetura do të tërhiqeshin nga veriu, pas avancimit të shpejtë të forcave turke. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos