
Kryeministri Rama e ka nisur ditën me një postim në rrjetet sociale, ku ka publikuar një video që ai e cilëson “plot humor” nga samiti i NATO-s.
Në këtë video shfaqen të gjithë krerët e shteteve që janë pjesë e NATO-s, të përshkruar si ushtarakë apo perandorë me armatime nga më të ndryshmet dhe poshtë viti i anëtarësimit në Aleancë.
Mes liderëve, shfaqet dhe kryeministri Rama i cili mban në dorë një automatik të vjetër kallashnikov. (A2 Televizion)