
Sot rinisën fluturimet në aeroportin “Nene Tereza”, pas pezullimit dyditor. Kulla e vrojtimit vijon punën me kontrollorë të ardhur nga Turqia dhe specialistë grekë. Policia ndaloi tre kontrollorët shqiptarë nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Referimi i rastit është bërë fillimisht nga policia e Rinasit, pasi avionët nuk po kryenin fluturime.
Gazetari Armend Pire raporton se, që prej orës 09:05 të së premtes është nisur avioni i parë drejt Bolonjës në Itali, nga ana tjetër kanë mbërritur edhe dy avionët e parë nga Berlini dhe Mynihu. Ka pasur anulime të fluturimeve vetëm përgjatë orëve të para të mëngjesit.
Gjatë së premtes, nga aeroporti i Rinasit do të nisen 25 fluturime dhe po kaq avionë pritet të vijnë. (A2 Televizion)