Koronavirus, 500 mijë të prekur dhe mbi 22 mijë viktima në botë

Nga A2 CNN
26 Mars 2020, 18:42 | Bota
Koronavirus, 500 mijë të prekur dhe mbi 22 mijë viktima në

Gati gjysma e popullatës së botës po jeton në izolim, megjithatë kjo nuk ka frenuar pasoja tragjike të pandemisë koronavirus. Më shumë se 22 mijë persona kanë humbur jetën, ndërsa në total janë prekur mbi 500 mijë vetë më të gjithë planetin.

Pas Evropës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të kthehen në epiqendër të përhapjes së Covid-19. Autoritetet regjistruan ditën më të vështirë të kësaj pandemie me mbi 200 viktima në 24 orët e fundit, duke çuar bilancin total në mbi 1 mijë. Sa i përket të prekurve, ka një rritje të shpejtë në SHBA. Rreth 70 mijë rezultojnë të infektuar me koronavirus duke renditur këtë vend pas Italisë dhe Kinës.

Në përpjekje për të frenuar rritjen e shpejtë të këtyre shifrave, Senati Amerikan aprovoi me 92 vota pro dhe 0 kundër, një pako ekonomike prej 2 trilion dollarësh.

https://a2news.com/2020/03/26/femijet-dhe-pandemia-ne-bote-mosha-pediatrike-mposht-lehtesisht-koronavirusin/

Ndërkohë, numri i njerëzve të pa punë në SHBA është rritur në një nivel tepër të lartë pasi ekonomia e vendit është bllokuar për shkak të pandemisë koronavirus.

Afërisht 3.3 milionë persona janë regjistruar për të kërkuar përfitime nga papunësia në javën që përfundoi më 21 Mars, sipas të dhënave të Departamentit të Punës. Rekordi i mëparshëm ishte vendosur në 1982, kur shifrat e papunësisë arritën në 695,000. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos