Mbledhja e Këshillit të Sigurisë do mbahet me video-konferencë

Nga A2 CNN
25 Mars 2020, 09:25 | Aktualitet
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë do mbahet me

Presidenca njofton se mbledhja e Këshillit të Sigurisë e parashikuar për t’u mbajtuar mesditën e sotme do të zhvillohet përmes një video konference për të evituar distancën e afërt, për shkak të koronavirusit.

Në fund të takimit institucioni i Presidencës do të nisë një njoftim për mediat për diskutimet që do të ketë në këtë mbledhje.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, të thërritur nga Presidenti Meta pritet të diskutohet për masat e tjera që duhet të ndërmerren për përballimin e pandemisë së Covid-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos