Rama: "Lasgushi" ngarkohet me pajisje mjekësore në Stamboll

Nga A2 CNN
25 Mars 2020, 08:15 | Aktualitet

Pak ditë parë, Kryeministri Rama u shpreh se ka folur me Erdoganin për të marrë pajisje mjekësore nga Turqia.

Nuk ka zgjatur shumë dhe në mesnatë, Rama ka bërë të ditur se avioni i “Air Albania”, “Lasgushi”, ishte duke u ngarkuar me këto pajisje në Turqi.

“Lasgushi duke u ngarkuar në Stamboll me armë për mbrojtjen e jetës së pacientëve dhe mjekëve tanë”, ka shkruar Rama në Facebook, ndërsa bashkëngjitur ka postuar edhe disa foto. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos