Koronavirusi bllokon britaniken në ishullin me gjarpërinj

Nga A2 CNN
15 Maj 2020, 23:07 | Bota

Një grua britanike ka mbetur e bllokuar në një ishull të mbipopulluar me gjarpërinj prej dy muajsh, pasi varka që do t’i kthente pas anuloi udhëtimin.

Punonjësja vullnetare, Natalie Poole, është duke jetuar në ishullin Kyun Pila në Mianmar, së bashku me 4 persona të tjerë, pasi mjeti lundrues që do t’i kthente në 5 maj nuk u duk.

Grupi, i cili mbërriti në ishull më 19 mars, me mision për të shpëtuar një barrierë koralore, duhet të qëndronte aty për një muaj. Shumë shpejt, ata e gjetën veten të bllokuar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në një intervistë për mediat britanike, 35-vjeçarja deklaroi se, gjëja më e keqe e kësaj aventure, është se nuk e dinë ende se kur do të marrë fund. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos