Sërish mbi 200 viktima në Itali nga koronavirusi

Nga A2 CNN
15 Maj 2020, 18:16 | Bota
Sërish mbi 200 viktima në Itali nga koronavirusi

Emergjencat Civile në Itali, në komunikimin e përditshëm për shtyp, bënë me dije se 242 persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit, duke e çuar bilancin total në 31,610.

Lajmi i mirë vjen për numrin e të prekurve të rinj, të cilët ditën e fundit ishin 789 për një total prej 223 mijë të infektuarish.

Situata është përmirësuar ndjeshëm dhe në Lombardi, e cila konsiderohet dhe si epiqendra e pandemisë në vendin fqinj, ku në 24 orë u regjistruan 290 raste të reja me Covid-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos