Koronavirusi, Lazio dhe Tare “sulmojnë” ministrin e Sporteve: Nuk është duke ndihmuar sportin

Nga A2 CNN
27 Prill 2020, 17:30 | Futboll
Koronavirusi, Lazio dhe Tare “sulmojnë” ministrin e Sporteve:

Marco Parolo ka lëshuar në orët e fundit një sulm ndaj vendimeve të qeverisë, në lidhje me rifillimin e futbollit, i cili shkon në linjë me atë të presidentit të klubit të Lazio, Claudio Lotito.

Futbollisti shprehet se nuk e kupton vendimin për të lejuar rifillimin e stërvitjeve për sportet individuale në 4 maj dhe shtyrjen për dy javë të stërvitjes së sporteve të skuadrave.

“Futbollistët janë të penalizuar. Përse mund të vrapoj në park dhe jo në një fushë futbolli në qendrën tonë sportive?  Ndoshta dikush nuk do që t’i hapet rrugë rifillimit të kampionatit”, tha Parolo.

Gjatë një interviste për median zyrtare të klubit, Parolo vijoi “Është lejuar rifillimi i stërvitjes për atletët e sporteve individuale, ata mund të kthehen në struktura. Nuk e kuptoj përse ne futbollistët nuk mund të bëjmë të njëjtën gjë duke respektuar distancën dhe të gjitha normat e kërkuara.”

Edhe Igli Tare, drejtori sportiv i Lazio-s është i të njëjtit mendim. “Ndihemi të diskriminuar. Mos të harrojmë që kanë kaluar 2 muaj që nga ndeshja e fundit. Një ndërprerje kaq e gjatë nuk është parë asnjëherë në historinë e futbollit. Nuk e di se çfarë ka në mendje ministri Spadafora. Nuk e di cili është qëllimi i tij, por është e qartë se nuk po ndihmon futbollin. Kemi nevojë për ta mbyllur këtë turne për të mirën e sistemit futbollistik italian”, përfundoi Tare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos