Kylian Mbappe është dëshira e trajnerit të Liverpool, Jurgen Klopp, për sezonin e ardhshëm. Mediat franceze tregojnë se tekniku gjerman ka telefonuar babain e yllit francez për të studiuar terrenin, dhe për të parë se cilat janë interesat e sulmuesit të Paris Saint Germain për të ardhmen.
Kontrata e Mbappe në Paris skadon në qershor të vitit 2022, por pasojat e koronavirusit do të ndihen edhe te vlera e futbollistëve, që mund të ulet ndjeshëm. Klubet do të kërkojnë të përfitojnë nga ky faktor dhe një prej tyre është Liverpool.
Mbappe shihet nga Jurgen Klopp si zëvendësuesi ideal i Sadio Mane, që mund të largohet drejt Realit të Madridit. (A2 Televizion)
