Koronavirusi i merr jetën ish-futbollistit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ishte vetëm 36 vjeç

Nga A2 CNN
26 Prill 2020, 19:00 | Futboll
Koronavirusi i merr jetën ish-futbollistit shqiptar në Maqedoninë

Koronavirusi i mori jetën ish-futbollistit shqiptar të Maqedonisë, Ermir Zulbeari. Në moshën 36-vjeçare, Zulbeari nuk mundi t’i mbijetojë virusit për shkak të sëmundjeve të tjera bashkëshoqëruese.

Baba i tre fëmijëve, Ermir Zulbeari ishte pjesë e klubit të Gradecit si lojtar e më pas në rolin e trajnerit për disa sezone. Ai do të mbahet mend gjatë nga qyteti i Gostivarit për kontributin dhe dashamirësinë ndaj sportit të futbollit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos