Koronavirusi ndali futbollin, ylli i Tottenham shkon në ushtri

Nga A2 CNN
6 Prill 2020, 13:06 | Futboll
Koronavirusi ndali futbollin, ylli i Tottenham shkon në ushtri

Kapiteni i kombëtares së futbollit të Koresë së Jugut, Son Heung-Min, do të kryejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, ndërsa futbolli ka ndaluar thuajse në të gjithë botën si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Lajmi është konfirmuar për CNN nga agjenti i lojtarit.

Lojtari 27-vjeçar i Tottenham-it u kthye në Kore më 28 mars dhe është në përfundim të karantinës 14-ditore.

“Ai do të transferohet në ishullin Jeju, menjëherë sapo të ketë përfunduar periudhën e karantinës, ku do të marrë 3 javë trajnimin bazë ushtarak me trupat detare, që nis më 20 prill”, tha agjenti i tij.

Shërbimi ushtarak në Korenë e Jugut është i detyruar dhe zgjat 21 muaj, por çdo sportist  që fiton medalje olimpike pse tituj në Lojërat Aziatike, është i përjashtuar.

Son fitoi të drejtën për të mos e kryer shërbimin ushtarak në vitin 2018, kur ai çoi Korenë e Jugut drejt triumfit në Lojërat Aziatike në Indonezi. Megjithatë, sportistët duhet të shërbejnë për të paktën 4 javë në ushtrinë e Koresë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos