Koronavirusi në Korenë e Jugut, mbi 3500 të prekur, mbyllen kishat

Nga A2 CNN
1 Mars 2020, 08:45 | Bota
Koronavirusi në Korenë e Jugut, mbi 3500 të prekur, mbyllen

Koreja e Jugut vijon të jetë vendi i dytë në botë me numrin më të lartë të personave të prekur nga koronavirusi, pas Kinës, vend nga i cili e ka dhe origjinën virusi vdekjeprurës.

Numri i personave të infektuar ka arritur në 3500, duke u shtuar me 376 raste të reja vetëm në 24 orët e fundit, gjë që ka detyruar autoritetet të rrisin masat për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të Covid-19.

Kështu është vendosur që të gjitha kishat do të qëndrojnë të mbyllura gjatë ditës së diel dhe shërbesat fetare për besimtarët do të mbahen online.

Autoritetet shëndetësore u kanë kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpi këtë fundjavë dhe të mos marrin pjesë në grumbullime publike, pasi është një moment kyç në betejën për të luftuar virusin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos