Koronavirusi në Korenë e Veriut, autoritetet: Fabrikat dhe dyqanet do të qëndrojnë hapur

Nga A2 CNN
17 Maj 2022, 10:55 | Bota
Koronavirusi në Korenë e Veriut, autoritetet: Fabrikat dhe dyqanet do

Fabrikat dhe dyqanet ushqimore në Phenian mbeten të hapura, pavarësisht nga vala e koronavirusit që ka përfshirë Korenë e Veriut dhe që ka infektuar me qindra mijëra persona.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve KCNA, punonjësit në shumë fabrika, dyqane dhe farmaci do të vijojnë normalisht punë, por janë të detyruar që të mbajnë maskë.

Vendi i izoluar po përballet me shpërthimin e tij të parë të njohur të COVID-19, të cilin e konfirmoi javën e kaluar, duke nxitur shqetësimet për një krizë të madhe për shkak të mungesës së vaksinave dhe infrastrukturës adekuate mjekësore.

Shtabi shtetëror i parandalimit të epidemisë së emergjencës raportoi 269 510 njerëz me simptoma të etheve, duke e çuar totalin në 1.48 milionë të infektuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos