Koronavirusi në Kosovë, 16 viktima, në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2020, 15:13 | Kosova

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se, në 24 orët e fundit, kanë vdekur 16 persona, ndërsa kanë rezultuar 690 të prekur me Covid-19.

Lajmi i mirë është se, në 24 orët e fundit, janë shëruar 337 persona.

Deri tani, në Kosovë janë konfirmuar të infektuar 30 495 dhe 849 viktima. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos