
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Kosovë njoftoi se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 4 viktima nga koronavirusi, për një total prej 1355 fatalitetesh.
Ndërkohë nga 1282 testime të kryera, janë regjistruar 199 raste të reja pozitive, që e çojnë bilancin e infeksioneve në vend në mbi 52 mijë.
Prishtina mbetet qyteti më i prekur me 87 të infektuar, ndjekur nga Peja me 17.
Prej tyre janë shëruar mbi 43 mijë të infektuar, ndërsa mbi 7 mije raste janë ende aktive. (A2 Televizion)