Koronavirusi në Shqipëri, 11 të infektuar, asnjë humbje jete

Nga A2 CNN
26 Shtator 2022, 17:39 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 11 të infektuar, asnjë humbje jete

Shifrat e pandemisë janë në nivelet më të ulëta që prej fillimit të saj në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit janë kryer 132 testime nga të cilat vetëm 11 persona kanë rezultuar pozitivë.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 132 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 11 qytetarë, në këto bashki:

5 në Tiranë, 3 në Vlorë, 2 në Delvinë, 1 në Pukë.

Janë 550 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 55 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,702 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Shtator 2022)

Raste të reja ditore                11

Të shëruar në 24 orë             55

Të shtruar në spitale             6

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     132

Testime totale                   1,978,754

Raste pozitive                      330,841

Raste të shëruara                  326,702

Raste Aktive                             550

Humbje jete                              3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    263

Elbasan                   61

Shkodër                 51

Fier                           49

Vlorë                         35

Durrës                     23

Dibër                           21

Lezhë                        18

Gjirokastër                11

Korçë                         10

Berat                           8 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos