Koronavirusi në Shqipëri, 18 viktima dhe 333 raste të konfirmuara deri tani

Nga A2 CNN
4 Prill 2020, 19:04 | Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka shkuar në 333 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, ndërsa janë 18 personat që kanë ndërruar jetë. Viktima e 18-të është një 67-vjeçar me probleme të tjera shëndetësore që nuk arriti të mbijetojë. Pacienti ishte i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, prej 6 ditësh ishte i intubuar dhe në hemodializë që e kryente brenda spitalit Infektiv. Në 24 orët e fundit janë testuar 216 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 29 raste të reja me COVID-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos