Koronavirusi në Shqipëri, shkon në 59 numri i rasteve të konfirmuara

Nga A2 CNN
18 Mars 2020, 11:22 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, shkon në 59 numri i rasteve të

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 59, ndërsa 2 persona kanë ndërruar jetë deri tani.

“Ju bëj me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 60 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19. Tre janë raste kontakti në gjendje të mirë shëndetësore dhe një rast i ri, një pacient 66-vjeçar që po trajtohet në terapi intensive në spitalin infektiv në QSUT. Deri në këto momente janë testuar 665 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 59 raste”, thuhet në njoftim.

Raste të konfirmuara

  • Tiranë, 42 raste
  • Durrës, 5 raste
  • Lushnje, 2 raste
  • Elbasan, 2 raste
  • Fier, 6 raste
  • Rrogozhinë, 2 raste

30 pacientë janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani  dhe Rrogozhina).

Prej tyre, tre pacientë janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos