Koronavirusi në Shqipëri, vetëm 144 raste aktive

Nga A2 CNN
4 Janar 2023, 17:58 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, vetëm 144 raste aktive

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 75 testime nga të cilat 6 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 75 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 6 qytetarë, në Bashkitë:

2 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Durrës, Lushnje, Kolonjë, Berat.

Janë 144 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,069 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 4 Janar 2023)

Raste të reja ditore                6

Të shëruar në 24 orë             17

Të shtruar në spitale             2

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       75

Testime totale                   2,020,283

Raste pozitive                      332,809

Raste të shëruara                  329,069

Raste Aktive                             144

Humbje jete                              3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    117

Fier                           10

Berat.                        4

Shkodër                 3

Durrës.                      3

Kukës.                      2

Vlorë                         2

Dibër.                       1

Lezhë.                        1

Korçë                         1 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos